Presidentja e KE, Ursula von der Leyen ka këshillur turistët që mos planifikojnë pushime verore jashtë vendeve të tyre këtë vit pasi nuk dihet se sa do të zgjasë pandemia e COVID-19.

Von der Leyen thotë se nuk mund të bëhen parashikime për korrikun dhe gushtin teksa paralajmëron se dhe për disa muaj dhe ndoshta deri vitin tjetër europianët do të duhet të jetojnë me këtë virus.

”Do ju këshillojë të gjithëve të prisni përpara se të bëni plane për pushime. Në këtë moment asnjë nuk mund të bëjë parashikime për korrikun dhe gushtin. Ne duhet të mësojmë të jetojmë me këtë virus për muaj, ndoshta deri vitin tjetër.”- tha Von der Leyen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb