Ambasadori i Bashkimit Europian Luigi Soreca ka bërë me dije se presidentja e KE Ursula Von der Leyen do të mbërrijë në Tiranë ditën e nesërme. Me një postim në Twitter ai shkruan se  ajo do të pritet nga kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta.

Ata do të marrin pjesë në përurimin e “Shkollës Korb Muça dhe Kopshtit Europa”, të cilat janë ndërtuar me fondet e BE -së

“Mezi pres të mirëpres Presidenten Ursula Von der Leyen. Përpara Samitit BE-ËB6 më 6 tetor, Presidentja do të vizitojë rajonin këtë javë, duke filluar udhëtimin e saj nga Tirana nesër në mëngjes. Ajo do të pritet nga kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta. Më pas, ajo do të marrë pjesë, së bashku me Kryeministrin, në përurimin e “Shkollës Korb Muça dhe Kopshtit Europa”, të cilat janë ndërtuar me fondet e BE -së në kuadër të  programit #EU4Schools?? pas tërmetit shkatërrues të Nëntorit 2019”- shkruan ambasadori në Twitter.

Luigi

 

 

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do të vizitojë po ashtu edhe Maqedoninë e Veriut, Kosovën, Malin e Zi, Serbinë dhe Bosnjën dhe Hercegovina.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: