Von der Leyen çoi në këmbë shumicën pas fjalisë “gjuha maqedonase është e juaja” – VMRO thërret “tradhtarë”

Sapo ka filluar seanca në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut ku do të debatohet për propozimin francez, aty ku po mban fjalim edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen.

Në kuadër të fjalimit të saj, Von der Leyen, ka thënë se “gjuha maqedonase është e juaja”. Kjo ka qenë fraza që ngriti në këmbëshumicën në Parlament dhe të shpërthenin në duartrokitje. Ndërkohë opozita dëgjohet të thërrasë
“tradhtarë”.

“Nëse vendosni të miratoni propozimin e rishikuar francez, në ditët në vijim do të mbahet një konferencë politike ndërqeveritare. Ne si komision do të fillojmë menjëherë procesin e kontrollit ose shqyrtimit të ligjit evropian.

Ky është hapi i parë në procesin e aksesit. Të dashur maqedonas, i dëgjova me vëmendje shqetësimet lidhur me gjuhën dhe identitetin maqedonas. Nuk ka dyshim se gjuha maqedonase është gjuha juaj.

Po e përsëris, nuk ka dyshim se gjuha maqedonase është gjuha juaj dhe ne e respektojmë plotësisht këtë. Prandaj në propozimin e rishikuar thuhet – gjuha maqedonase, pa kualifikime nga BE-ja”, tha Von der Leyen.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb