Ne po punojmë me kompani farmaceutike për të siguruar dorëzimin e vaksinave për europianët, deklaroi presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen në Twitter.
“Pfizer-Biontech do të japë 75 milionë doza më shumë në tremujorin e dytë të vitit dhe deri në një total prej 600 milionë dozash në 2021”, shtoi ajo.

Zhvilluesi gjerman i vaksinave BioNTech u zotua për të rritur dërgesat e tij në BE në 75 milionë doza shtesë në tremujorin e dytë, mes presionit të madh ndaj Gjermanisë dhe vendeve të tjera për të shpejtuar vaksinimet.

Njoftimi nga kompania me bazë në Mainz se ka bashkëpunuar me gjigantin farmaceutik amerikan Pfizer për të siguruar vaksinën e saj erdhi vetëm disa orë para takimit të kancelares Angela Merkel me zyrtarë të lartë për të diskutuar përhapjen e ngadaltë të vaksinimit në Gjermani.

“Ne vazhdojmë të punojmë për të rritur dërgesat nga java që fillon më 15 shkurt për të siguruar shpërndarjen e sasisë së plotë të dozave të vaksinës në tremujorin e parë siç përcaktohet në kontratë”, theksoi Sierk Poetting, zyrtari kryesor në një deklaratë të BioNTech.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb