Pas kryeministrit Edi Ram, Ursula von der Leyen është ndalur në Presidencë për të takuar Ilir Metën.

President ii Shqipërisë në një status në FB shkruan se ka besim tek BE dhe KE për marrëdhënien kontraktuale.

Ai thekson se kyçi i suksesit të përbashkët është intensifikimi i përpjekjeve të dyanshme ndaj sfidave të brendshme dhe të jashtme.

”Kënaqësi të takohesha sot me Presidenten e KE, Sh.S.Znj. Ursula von der Leyen. Kemi besim tek Bashkimi Europian dhe mbështetja e Komisionit për përparimin e marrëdhënies kontraktuale ndërmjet nesh. Me këtë synim, intensifikimi i përpjekjeve të dyanshme ndaj sfidave të brendshme dhe të jashtme është kyç i suksesit të përbashkët.”- shkruan Meta.

Përpara Samitit BE-Ballkani Perëndimor që pritet të mbahet më 6 tetor, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të jetë në Ballkanin Perëndimor nga e marta deri të enjten, për të vizituar Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Kosovën, Malin e Zi, Serbinë dhe Bosnjën dhe Hercegovina.

Presidentja e nisi udhëtimin e saj në Tiranë, sot në mëngjes, ku u prit nga kryeministri Edi Rama dhe më pas do të pritet Presidenti Ilir Meta. Së bashku me Kryeministrin, ajo do të marrë pjesë në përurimin e shkollës ‘Korb Muça’ dhe Kopshtit ‘Europa’, e cila u rindërtua me fondet e BE -së në kuadër të programit EU4Schools pas tërmetit shkatërrues të vitit 2019.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb