Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka reaguar pas publikimit të shqetësimit nga ana e mjekëve dhe infermierëve për vonesën e pagës së muajit dhjetor.

QSUT deklaron se janë kryer procedurat standarde të pagave, ato kanë kaluar në Thesar dhe janë duke u transferuar në llogaritë bankare.

“Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’, informon mediat e interesuara për pagat e personelit shëndetësor dhe atij mbështetës, janë kryer procedurat standarde të pagave, ato kanë kaluar në Thesar dhe janë duke u transferuar në llogaritë bankare personale të personelit”, deklaron QSUT.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb