Era e keqe e durianit, mbretit të frutave, që njihet për kundërmimin e tij të jashtëzakonshëm, shkaktoi probleme fluturimi me një avion në Indonezi.

Udhëtimi i avionit tregtar, i ngarkuar me rreth dy tonë durian, në aeroportin ”Fatmawati Soekarno” të rajonit Bengkulu, në ishullin e Sumatras, u shty pas ankesës së udhëtarëve për erën e rëndë të durianit.

Aroma që kishte mbushur avionin shkaktoi ankesën e pasagjerëve, ndërsa ata ishin të shqetësuar edhe nga mbingarkesa.

Pas debatit mes pasagjerëve dhe zyrtarëve të aeroportit dhe ekuipazhit të avionit, zyrtarët u bindën që ”t’i zbresin” frutat nga avioni.

Avioni u nis me një orë vonesë, pasi frutat u larguan nga ai.

Në vendet e Azisë Juglindore duriani njihet si mbreti i frutave, ndërsa në disa rajone njihet edhe si “fruti i parajsës dhe ferrit”.

Shkaku se pse durianit i thuhet “fruti i parajsës dhe ferrit” është se evokon ferrin për shkak të guaskës së tij të mbushur me gjemba dhe erës së keqe, ndërsa të parajsës për shkak të shijes dhe dobive.

Nëse ky frut gjendet në një mjedis të mbyllur, efekti i aromës së keqe mund të zgjasë tri ditë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb