John Corbyn është një prift në kishën e Bearstedit, në Kent, Angli. Ai celebron shume cifte në kishë, por i lodhur nga vonesat e tyre prifti ka vendosur të gjobisë me 100 stërlina të gjithë ata që vonohen në ngjarje të tilla të rëndësishme.

Corbyn thotë se të ftuarit që vonohen për shkak të trafikut apo janë ”viktima” të arsyeve që ndodhin papritur do të përjashtohen nga kjo taksë.

”Gjithë të tjerët duhet ta paguajnë atë. Kjo gjobë do t’u shpërndahet më pas organistit të kishës, atyre që u bien zilkave, rojave të kishës dhe fëmijëve që rrinë në altar, të detyruar të presin të ftuarit”, tha Corbyn për Dailymail.

Nga dhjetëra ceremoni martesore të vitit të kaluar, zhvilluar në kishën e Kryqit të Shenjtë në Bearsted, një çift e pagoi këtë taksë.
Prifti e ndërmori këtë iniciativë pas shtyrjes pa arsye së dy martesave.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb