VLORË- Megjithëse duhej të nisej në orën 15:00, trageti i linjës Vlorë-Brindizi nuk është nisur ende por qëndron në radë, çka ka shkaktuar kaos dhe acarim të pasagjerëve.

Ata thonë se janë 200 qytetarë që presin prej orësh, ndërsa nuk kanë as ujë për të mirë. Po kështu pasagjerëve nuk iu është dhënë asnjë shpjegim për situatën.

“Trageti duhet të nisej në orën 15:00. Në traget jemi rreth 200 pasagjerë. Nuk na japin as ujë për të pirë. Moti është përmirësuar, nuk ka dallgë. Trageti nuk na ofron asnjë shërbim”, kanë thënë pasagjerët.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: