ELBASAN- Një 21-vjeçar ka gjetur vdekjen pasditen e sotme pasi u godit me thikë disa herë. Ngjarja u shënua pasditen e kësaj të marte në qytetin e Elbasanit, pas një sherri mes të rinjve.

Viktima është identifikuar si: Gentian bajraktari, 21 vjeç nga Korça.

Policia ka mundur të vërë në pranga dy vëllezërit Mariglen dhe Dorian Kristo, si autorë të kësaj ngjarjeje.

Mësohet se gjatë marrjes në pyetje autori kryesor ka deklaruar se nuk ka dashur ta vriste, por vetëm ta plagoste, pasi ky i fundit një ditë më parë e kishte trajtuar keq teksa ishte klient në lokalin ku ai punonte, duke mos i shërbyer në kohë picën e porositur.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: