Nënkryetari i Partisë Demokratike dhe Nënkryetari i kuvendit të Shqipërisë, Agron Gjekmarkaj, në fjalën e tij nga takimi që po zhvillohet në Romë me shqiptarët që jetojnë në Itali, u shpreh se është diaspora ajo që do të sjellë ndryshimin më 11 maj.
Ai ka shtuar se ndërkohë që në çdo shtet tjetër, është qeveria ajo që ikën, në Shqipëri ka ndodhur e kundërta.
“Ju jeni atdheu i cili shpëtimin e së ardhmes e sheh tek çdo votë e juaja. Jemi mbledhur në vendin e dashur mik, në Italinë e vlerave të mëdha.
Qeveria ka dëbuar popullin, në c çdo popull tjetër ikën qeveria jo populli.
Zgjedhjet e 11 majit, kritik për të ardhmen e Shqipërisë, janë akt historik për të sjellë ndryshimin e për të ndaluar shkretimin dhe banalitetin e së keqes.
Gjithçka varet nga vota juaj. Dashuria juaj do ta mundë urrejtjen”, tha mes të tjerash ai.
Fajala e plotë:
I nderuar Prof Dr Sali Berisha
Kryetar i PD dhe Kryeministër i legjislaturës se re
Te nderuar deputet e miq italian të Forca Italias
Të dashur bashkatdhetarë që sot po bëni historinë!
Ju jeni Atdheu i cili gjen shpresën në çdo thirrje dhe veprim tuajin!
Ju jeni Atdheu i cili shpëtimin e së ardhmes së tij tek çdo votë e juaja e sheh!
Ju jeni malli dhe krenaria qe nuk shuhen kurrë!
Ne jemi mbledhur këtu në vendin e dashur mik, në Italinë e vlerave të mëdha, në ADN- në e qytetërimit europian, në vendin e perandorëve, poetëve, shenjtorëve, në token pjellore të mendjes, të dijes e të punës,në Romën e përjetshme, në këtë takim madhështor simbol i zemrës, shqiptare qe rreh me fuqi mitologjike, në këtë bashkëbisedim prelud i Fitores!
Sot kjo sallë është një fole shqiponjash !
Sali Berisha është sot këtu mes jush për të bashkëndarë projektin e madh kombëtar të ringritjes së Shqipërisë, vetë modernitetin e saj, për të firmosur kontratën me shqiptaret kudo që janë për një Shqipëri që rikthehet nënë, qe ju fton e nuk ju dëbon që përmbyll ëndrrën europiane jo vetëm të integrimit por edhe të mirëqenies, ligjit e sigurisë!
Qeveria e mëkateve, qeveria e veseve, qeveria skandaleve, qeveria e Edi Rames ka dëbuar popullin! Në çdo vend tjetër nuk ikën populli por qeveria! Shqiptaret do të kthehen dhe Edi Rama do të ikë!
Zgjedhjet e 11 majit janë një moment kritik për të ardhmen e Shqipërisë.
Ato nuk janë thjesht një votim, por një akt historik për të sjellë ndryshim të vërtetë, për të ndalur shkretimim dhe grabitjen, degradimin e banalitetin e se keqes!
Një e ardhme e ndershme dhe e drejtë për çdo shqiptar varet nga fati i asaj dite!
Zëri juaj është i fuqishëm dhe vendimtar, sepse ju shikoni Shqipërinë nga larg, por me dashurinë dhe përkushtimin që vetëm një shqiptar mund të ketë për atdheun e tij.
Kjo dashuri do ta mundë urrejtjen, kjo dashuri fari për te ndriçuar rrugën drejt horizontit që kemi humbur!
Unë ju bëj thirrje sot: përdoreni fuqinë e votës tuaj! Vota juaj është arma më e fortë për të garantuar një Shqipëri demokratike, një vend ku sundon ligji dhe jo korrupsioni, një vend që meriton të jetë shtëpia e të gjithëve, brenda dhe jashtë kufijve të tij.
Me votën tuaj ju e fuqizoni moton e Naim Frasherit “Ti Shqipëri me jep nder me jep emrin shqiptar”!
Ju falënderoj nga zemra për përkushtimin tuaj dhe ju siguroj që zëri dhe vota juaj per PD-në nuk do të jenë kurrë të harruara. Shqipëria juaj ju pret, dhe ajo ka nevojë për ju!
Rroftë Shqipëria
Zoti ju bekoftë