Deputetja e Partisë Demokratike, Zheni Gjergji, e ftuar në programin e drekës në News24, ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me votën e diasporës në Shqipëri.
Gjergji theksoi se emigrantët janë të vetëdijshëm për vështirësitë që përballojnë të afërmit e tyre në Shqipëri, si ato ekonomike dhe sociale
“Pse të mos votojnë për një ndryshim pas kaq shumë vitesh të pushtetit të Edi Ramës?” pyeti deputetja, duke shtuar se ndërgjegjja e emigrantëve, e lidhur ngushtë me atdhedashurinë, mund t’i bëjë ata të shohin realitetin në sy dhe të kontribuojnë në ndryshimin e situatës.
“Emigrantët shohin vështirësitë e të afërmve që kanë lënë në Shqipëri, qofshin ato ekonomike apo sociale. Pse të mos votojnë për një ndryshim pas kaq shumë vitesh të pushtetit të Edi Ramës. Ndoshta ndërgjegjja e tyre më e pastër dhe e lidhur me atdhedashurinë do i bëjë ta shohin realitetin në sy”, tha ajo.