Dy deputetë të Parlamentit të Shqipërisë janë ballafaquar me mendimet e dy shqiptarëve që do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e këtij viti nga vendbanimet e tyre, respektivisht në Itali dhe Greqi.
Gjatë diskutimit deputeti socialist Xhemal Qefalia theksoi se vota e diasporës u mundësua nga politika.
Nga ana tjetër emigranti Luan Hallulli kundërshtoi, duke thënë se PS nuk ka qenë pro votës së diasporës, dhe se ajo është mundësuar nga këmbëngulja përgjatë dekadave e emigrantëve shqiptarë.
Hallulli: Këtë kemi kërkuar edhe në ndaj kreut të KQZ, që identiteti ose me kartë elektronike italiane ose shqiptare është e njëjta. Pse nuk e lejon atë që ka 20 vite që shkon e vjen të votojë? Zoti Qefalia nuk keni qenë asnjëherë pro votës së diasporës bashkë me deputetët e majtë. Hapët një ministri diaspore dhe e shkritë.
Qefalia: Dua të them se nisma për votën e diasporës është tregues i politikës shqiptare që u bë realitet.
Hallulli: E kemi kërkuar me këmbëngulje ne, nuk e bëtë ju. Ne kemi 30 vite që e kërkojmë këtë të drejtë. Të mos marrin merita që nuk u takojnë atyre.