Ditën e djeshme është mbajtur një takim me komunitetin shqiptar në Toronto të Kanadasë, për të drejtën e votës së emigrantëve.

Takimi u organizua nga dy përfaqësuesit e lëvizjes “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, Florian Haçkaj nga Zvicra dhe Nador Bakalli nga Kanadaja.

Në një intervistë ata kanë zbardhur arsyet e takimit dhe rëndësinë e votës së emigrantëve ndaj trazicionit dhe propagandës shqiptare.

Haçkaj dhe Bakalli u shprehën se në Shqipëri ka një regjim autokratik dhe propagandë të fortë, teksa kanë shtuar se janë krijuar perde, për të bindur se çdo gjë është në rregull.

“Interesimi ishte i lartë. Gjykoj se njerëzit kanë shumë interes për procesin e votës së diasporës. Kjo është një nga garancinë më të mira për ne, për tu dhënë një goditje sado më të vogël tranzicionit shqiptar. Duket se vota e diasporës është bashkues. Nëse ka një proces nëse ne biem dakord është vota e emigrantëve.

Duam që diaspora të mos ketë vetëm votim por edhe një përfaqësim. 1.4-1.8 milionë shqiptarë janë në diasporë dhe kjo është masë e madhe. Diaspora do të ketë një vokacion politik në terren.

Regjimi, nuk është demokratik, por autokratik pasi ka krijuar një perde të fortë që është duke bindur se çdo gjë është okay. Po të ishte mirë, pse do iknin 700 mijë shqiptarë?”, ka thënë Bakalli.

“Në lidhje me bilancin është  e vështirë, pasi ne duam të tregojmë fakte dhe vepra. Por mund të themi për padinë ndaj shtetit shqiptar. Kemi një betejë të fituar ky gjykata kushtetuese e dënon shtetin shqiptarë prej 9 janarit 2023 duhet të plotësojë kuadrin ligjor për diasporën. Pra nëse kjo nuk kryhet do jetë anti-kushtetuese.

Sot ka një regjim në Shqipëri dhe e them me plotë gojën. Kjo nga presioni që na bëhet dhe neve jashtë dhe ata kontrollojnë çdo gjë pasi kanë propagandë të fortë. Sa dhe unë vetë kur iki nga Tirana dhe shoh foto, them ‘sa bukur’, por kur jam atje shoh si është realiteti. Duhet të ikim nga kjo propagandë duke parë atë fals që shihet nga Facebook”, tha Haçkaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb