Shefi i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla, në një deklaratë për mediat, foli ndër të tjera edhe për votën e emigrantëve.

Balla u shpreh se PD dhe LSI nuk duan që emigrantët të votojnë, duke shtuar se uron që KQZ të implementojë gjithçka ligjërisht dhe shqiptarët jashtë vendit të mund të votojnë.

“Tjetër çështje është edhe ajo e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit. PD dhe LSI nuk duan që shqiptarët jashtë vendit të votojnë. Nuk e kuptoj. Uroj të implementohet gjithçka e nevojshme ligjërisht nga KQZ dhe vota e tyre të numërohet”, tha Balla.

Taulant Balla nënvizon se marrëdhëniet mes SHBA dhe Shqipërisë janë në nivelin më të mirë të mundshëm.

Marrëdhëniet e Shqipërisë dhe SHBA është në niveliin më të lartë. Kemi transfermuar nivelin dhe kemi bashkëpunuar edhe ekonomikisht, për investime strategjike në vend, që na garantojnë pavarësi të energjisë elektrike, po të kemi parasysh Skavicën, që është projekt në kaskadën e Drinit, që rrit vlerën për mbarë kaskadën. Që kur kryeministri Rama ka marrë pushtetin më 2013, ka qenë që bashkëpunimi politik të shtrihet edhe në planin ekonomik , këtë kemi bërë edhe me BE-në”, u shpreh Balla.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb