Nënkryetarja e Këshillit Koordinues të Diasporës Anila Smorgrav, në një lidhje me Skype në emisionin “Real Story” në News24 deklaroi se diaspora ka kohë që është njoftuar se duhet që të japë adresën e saktë, me qëllim që informacioni të jetë i regjistruar në sistem për votime.

Anila Smorgrav thekson se opozita ka ngritur pretendime të kota, duke mos dashur, sipas saj, që të regjistrohet vota e emigrantëve. Ajo shton se KQZ duhet t’i shërbejë popullit shqiptar dhe jo partive politike.

“Opozita shprehet se nëse implementohet çështja e votës për emigrantët, ka dyshime. Por kjo nuk është e vërtetë, ne kemi dhënë zgjidhje konkrete. Tjetër gjë që nuk kuptojmë është që KQZ i shërben popullit shqiptar apo partive politike.
Diaspora ka kohë që është njoftuar për të përditësuar e dhënë informacionin e saktë se ku jeton. Kjo na duhet sepse duhet të kemi informacion sa më të saktë në Gjendje Civile”, u shpreh Smorgrav.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb