TIRANË

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko i ka kthyer përgjigje Partisë Demokratike në lidhje me votimin e emigrantëve për zgjedhjet e 25 prillit. Përmes një postimi në rrjete sociale, Majko sqaron se që në muajin janar të këtij viti, përfaqësuesit e opozitës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve refuzojnë të kalojnë aktet nënligjore për votën e shtetasve jashtë vendit.

Majko akuzon PD se qëllimisht ka bllokuar votën e emigrantëve përmes përfaqësuesve të saj në KQZ, të cilët “patën paturpësinë të kishin si përgjigje heshtjen refuzuese”.

“Partia Demokratike zgjodhi datën 1 PRILL për të akuzuar me deklaratë https://www.syri.net/…/do-sigurojme-votimin-elektronik…/ se qeveria “ka dështuar me votën e emigrantëve”. Që në muajin janar të këtij viti, përfaqësuesit e opozitës në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve refuzojnë të kalojnë aktet nënligjore për votën e shtetasve jashtë vendit (jo votën e emigrantëve”)

Me gjithë premtimet se do “studjonin” projektet e shkruajtuara në bashkëpunim edhe me përfaqësuesit e organizatave në diasporën shqiptare, patën paturpësinë të kishin si përgjigje heshtjen refuzuese!Gëzuar ditën e gënjeshtrave! Votoni ndryshimin dhe blini librin “Misioni im”! URIME!”, shkruan Majko.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb