Ndërsa diskutohej mbi mundësinë e votës së emigrantëve, në studion e emisionit “Real Story” në News 24, gazetari Skënder Minxhozi tha se qeveria Rama më shumë ka bërë retorikë se sa politikë që të arrihet një gjë e tillë.

Nga ana tjetër ai vlerësoi angazhimin e ministrit të Diasporës, Pandeli Majko për angazhimin që ka dhënë në këtë drejtim.

“Unë besoj që zoti Majko si person ka qenë i angazhuar në mënyrë që shqiptarët jashtë vendit të kenë të drejtën e ushtrimit të votës. Por ka një defekt të vogël tek ajo që tha se ka qenë politikë e vazhdueshme e kësaj qeverie, mendoj që ka qenë më shumë retorikë se sa politikë. Rama e ka pasur si një nga pikat e fushatës, por kjo temë ka dalë vonë, nuk ka pasur angazhim të kahershëm”- tha ai.

Ministri Majko, u shpreh së emision se: “Mendoj që jemi në fazën kur të dyja palët po bëjnë kalkulime të ftohta politike. Nuk nevojitet ndonjë infrastrukturë e madhe. Duhet regjistrimi i adresave, kemi edhe kontratën me shoqërinë franceze për pasaporta dhe ID. Pa ndonjë shpenzim të tepërt mund të bëhet edhe kolaudimi i adresave. Po flasim për krijimin e një regjistri”,- tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb