Ndërsa me pak se dy orë na ndajnë nga mbyllja e procesit të votimeve, Partia Demokratike në Shkodër i bën thirrje qytetarëve që të votojnë dhe të shprehur vullnetin e tyre të lirë.

PD shprehet se vota e qytetarëve është një gur themeli për rikthimin e shpresës.

Reagimi:

Të nderuar qytetarë të Shkodrës, Më pak se dy orë na ndajnë nga mbyllja e procesit të votimit.

Votë votë bahet Shkodra ndaj, sa më shumë të votojmë, sa më shumë ta shprehim vullnetin tonë të lire, aq më e drejtë do të jetë kjo vendimmarrje, për Shkodrën tonë, për të gjithë ne. Le të bëhemi bashkë të rinj e te reja për të vendosur të ardhmen tuaj!

Le të bëhemi bashkë, qytetarë te Shkodrës , nana e motra  për ta ndërtu së bashku këtë andërr të bukur që quhet Shkodër.

Ju keni dit gjithmonë me zgjedh!

Partia Demokratike ju fton tu drejtoheni qendrave të votimit dhe me vullnetin tuaj të lire, me mencurinë e dashninë për Shkodrën të zgjidhni kryetarin e ardhshëm të bashkisë.

Vota juaj sot është guri i themelit për rikthimin e shpresës dhe të nesërmen e një shkodre tjetër, që ju përket vetem juve. Këto zgjedhje jane për ju. Sot eshte dita kur Shkodra i kthehet shkodranve!

Nje falenderim nga zemra per qytetarine e shkodranve te treguar deri tani, si dhe nje ftese te gjithe atyre qe ende nuk kane votuar, te mos e humbin mundesine e fuqise se ndryshimit.

SOT FITON SHKODRA!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: