Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Alfred Rushaj në një komunikim për mediat nga selia blu, tha se vota preferenciale e përfshirë tek propozimet e opozitës

Ai gjithashtu theksoi se është propozuar krijimi i Komisionit me të gjitha palët .

“Ndryshimet që janë depozituar kanë të bëjnë me një ligj të kushtetutës që përmblidhen nga një mbledhjen e përbashkët.  Agjenda jonë është e pavarur nga ajo e PS-së, ne mendojmë që duhet të shtyjmë përpara prioritetet e shqiptarëve. Prioritetet tona kanë të bëjnë më votën e lirë, reformën territoriale dhe me korrupsioni si edhe pastërtinë e figurës së politikanit shqiptar. Tek propozimi jonë vota preferenciale është e përfshirë. Janë gjëra teknike që do detajohen. Ndryshime të kushtëzuar nga Gjykata Kushtetuese janë subjekt diskutimi. Kemi propozuar krijimin e Komisionit me përfshirjen e të gjitha palëve. Për të diskutuar çështjen zgjedhore”, tha Rushaj.

Ndërsa u pyet nëse do të ketë një akordim për kalim edhe të zgjatjes së Vettingut, kërkesë kjo e bërë nga PS, Rushaj tha se kjo çështje nuk është prioritet i PD.

Sipas tij agjenda e opozitës është vetëm tek 3 amendamentet e propozuara prej tyre.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb