Numërimi i votave brenda vendit ka përfunduar 2 ditë më parë, teksa procesi po vijon me ato të diasporës dhe finalizimi duket i afërt.
Partia Socialiste nuk ka zhgënjyer sërish në këto zgjedhje, duke marrë mbi 800 mijë vota, të cilat përkthehen në 83 deputetë në Kuvendin e ardhshëm.
PS ka tejkaluar këtë shifër, duke marrë deri pasditen e kësaj të enjte, 15 maj, 803 228 vota ose 52.3%.

Aleanca për Shqipërinë Madhështore nga ana tjetër ka arritur të marrë 518.018 vota, ose 33.7%. Një diferencë kjo e ndjeshme me socialistët, prej afro 20%.
Nisma-Shqipëria Bëhet pozicionet si forcë e tretë politike për nga numri i votave me mbi 60 mijë, por jo për nga përfaqësimi në Kuvendin e Shqipërisë. Kjo parti do të ketë vetëm një mandat në Parlament.
PSD ka 11 mijë vota më pak, por do të çojë tre deputetë në Kuvend.
“Mundësia” ka marrë mbështetjen e 48 mijë shqiptarëve dhe në Kuvend do të përfaqësohet me 2 ligjvënës, Agron Shehajn e Erald Kaprin.
Ndërsa Lëvizja Bashkë me rreth 24 mijë vota, do të ketë një mandat në Parlament.
Jashtë karrigeve të Kuvendit ngel Lulzim Basha dhe forca e drejtuar prej tij, Koalicioni Euroatlantik, bashkë me Lëvizjen Djathtas për Zhvillim të Dashamir Shehit e Enkelejd Alibeajt.
(BalkanWeb)