Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gërvalla e partisë Guxo dhe Mimoza Kusari-Lila e Alternativës zbuluan përmes një dalje para mbështetësve se kanë nisur punën për krijimin e qeverisë së re.

Kurti shpalli fitoren në zgjedhjet parlamentare në Kosovë të cilat u zhvilluan të dielën. Ai tha se Vetëvendosja fitoi dhe tanimë po ecet drejt qeverisë së re.

Donika Gërvalla tha se rezultati do të thellohet me numërimin e votave të diasporës.

Ndërsa Mimoza Kusari Lila shtoi se Vetëvendosja ka marrë mandatin për të formuar qeverinë “Kurti 3”.

Partia Guxo, Donika Gërvalla: Kjo është një fitore e madhe për koalicionin tonë Vetëvendosje, Guxo dhe Alternativa. Kryeministri e tha kemi vetëm rezultatet paraprake nuk e kanë marrë në konsideratë një faktor të rëndësishëm që është vota e mërgatës. Do ta formojmë qeverinë së bashku. Do të udhëheqim me ndershmëri gjatë 4 viteve të ardhshme.

Mimoza Kusari – Lila, kryetare e Alternativa: Partia e parë është në avantazh edhe në raport me partinë e dytë dhe të tretë. Kemi marrë mandatin për të formuar Qeverinë “Kurti 3”. Do të vazhdojmë qeverisjen në Kosovë prej momentit kur të bëhet edhe certifikimi zyrtar i rezultatit, pas numërimit të votave të diasporës të cilat ende nuk kanë filluar të numërohen.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb