Po vijon numërimi i kutive për kandidatët preferencialë në Qarkun e Beratit. 7 mandatet e këtij qarku, u ndanë në 5 për Partinë Socialiste dhe 2 për Partinë Demokratike.

Aktualisht, nga kutitë e numëruara, më i votuari nga radhët e Partisë Socialiste është ministri i Turizmit Blendi Klosi, me 6.687, i dyti renditet Bardhyl Kollçaku me 3.050 vota dhe e i treti renditet Nasip Naço me 2.657 vota.

Sa i përket kandidatëve femra, më e votuara në radhët e PS është Hatixhe Konomi 963 vota.

Nga krahu tjetër, kandidati më i votuar në radhët e Partisë Demokratike është Bujar Hoxhaj, me 2.792 vota, i ndjekur nga drejtuesi politik i PD në këtë qark, Tomor Alizoti me 1.839 vota, i treti renditet Ardit Benja me 1.112 vota. Sa i përket kandidatëve femra, më e votuara deri më tani është Afërdita Gjini me 305 vota.

Kandidatët e Partisë Socialiste (renditja e bërë sipas numrit të tyre në fletën e votimit)

Hatixhe Konomi – 963

Bardhyl Kollçaku – 3.050

Fadil Nasufi – 1.208

Nasip Naço – 2.657

Blendi Klosi – 6.687

Sara Satka 539

Jurgen Pushi – 80

Klajdi Qama – 515

Rabushe Hoxha- 441

Kandidatët e Partisë Demokratike (rendtija e bërë sipas numrit të tyre në fletën e votimit)

Tomor Alizoti – 1.839

Kasëm Mahmutaj – 978

Afërdita Gjini – 305

Bujar Hoxhaj – 2792

Pëllumb Nako – 121

Alketa Mukavelati – 148

Ardit Benja – 1112

Denis Sataçiu 86

Emira Arizi 346

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: