TIRANE- Ish-presidenti Bujar Nishani e ka cilësuar të turpshme rrjedhjen e dy votave nga opozita që shkuan në favor të votimit të Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit.

Në një intervistë për ‘Studio e Hapur’ në “News24” Nishani i doli në mbrojtje kryetarit të PD-së, Lulzim Basha se ky i fundit nuk ka përgjegjësi për këto dy vota, duke ia adresuar fajin personave që kanë votuar pro.

“Nuk kam qenë në sallë. E ka ndjekur procesin e votimit përmes mediave, besoj se është një shitblerje e votës. Vijimësi e turpshme e një mentalitetit të vjetër. Nuk besoj se zoti Ruçi është angazhuar të blejë njerëz të opozitës, tjetërkush është angazhuar të blejë deputetë. Është e turpshme që dy deputetë të opozitës e kanë bërë këtë. Me këto dy vota nuk rrezikohej posti i Ruçit. Kjo është për turpin e tyre. Është e padrejtë që të kryqëzohet Basha për votën e dy personave që nuk kanë moral, nuk ndjejnë dinjitet. Është përgjegjësi e tyre personale dhe jo e Bashës. Ka një përgjegjësi brenda grupit, por nuk dihet të kryqëzojmë kryetarin. Duhej që momenti i votimit të bojkotohej. Çdo njeri ka dyshimet e veta për emrat, por kjo nuk ka rëndësi”, tha Nishani.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: