Anëtarët e Asamblesë së Partisë Socialiste votëbesuan këtë të shtunë dhe anëtarët e Sekretariatit të kësaj partie. Në total votuan 284 anëtarë Asambleje nga 342 anëtarë. Nga votimi rezultoi se të gjithë anëtarët aktualë rimorën besimin e anëtarëve të Asamblesë për të vijuar detyrën e tyre.

Blendi Klosi do të vijojë detyrën si Sekretar Organizativ, ndërsa Blerina Gjylameti si Sekretare për Koordinimin. Ndërkaq, Eridian Salianji mori besimin për të vijuar detyrën si Sekretar për Çështjet Zgjedhore dhe Ligjore e po ashtu Etjen Xhafaj si Sekretar Dixhital, Anila Denaj si Sekretare e Burimeve Njerëzore; Etilda Gjonaj
Sekretare e Gruas, Romina Kuko- Sekretare e Marrëdhënieve me Jashtë.

Laert Duraj është votëbesuar për të vijuar detyrën si Sekretar për Diasporën. Në Kongresin e sotëm u propozuan shtimi i 3 sekretariateve të rinj të drejtuar nga Blerina Gjylameti, Eridian Salianji dhe Lart Duraj të cilët morën po ashtu votbesimin si më poshtë:

Blendi Klosi 280 vota

Eridian Salianji 262 vota

Etjen Xhafaj 259 vota

Blerina Gjylameti 258 vota

Laert Duraj 256 vota

Etilda Gjonaj 255 vota

Anila Denaj 251 vota

Romina Kuko 248 vota

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: