TIRANË

Brenda pak minutash njësia numër 10 në Tiranë do të ketë rezultatin përfundimtar të votimit për zgjedhjet parlamentare. Gazetarja Erjola Jata raportoi për “BalkanWeb” se ka mbërritur në shkollën “Qemal Stafa” përfaqësuesi i kompanisë Smartmatic i cili do të nxjerrë dhe rezultatin në këtë njësi ku votimi u krye elektronikisht.

“Procedura nuk është shumë e gjatë. Përfaqësuesit e kompanisë do të nxjerrin në kohë reale brenda disa minutave rezultatet. Në fillim do të nxirren rezultatet për partitë dhe më pas për kandidatët dhe në fund për çdo QV. Ka qenë një pjesëmarrje rreth 49% në Njësinë numër 10, në 32 Qendra Votimi”, raportoi gazetarja Jata.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb