Partia Demokratike nuk heq dorë nga kërkesa e saj mbi votimin dhe numërimin elektronik për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani akuzoi sot mazhorancën se i mungon vullneti politik për realizimin e kësaj kërkese duke mos harruar të shtojë se zgjedhje të lira e të ndershme në këto kushte nuk mund të ketë.

Nga ana tjetër, deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla është përgjigjur menjëherë duke deklaruar se koha për realizimin e votimit elektronik është e pamjaftueshme.

Ai akuzoi Partinë Demokratike, se kërkesën e vazhdueshme për votim elektronik e ka si alibi për humbjen e zgjedhjeve.

“Nuk ka kohë për votimin elektronik. Komisioni duhet të zgjidhë 4 rekomandimet e OSBE-së. Opozita kërkon pretekst për humbjen e pashmangshme të zgjedhjeve,” tha Balla.

(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: