GJERMANI

Përpara votimit sot në mbrëmje në Seancën Plenare të Bundestagut, Sekretari i Përgjithshëm i PS Taulant Balla u prit në një takim në Selinë Qëndrore të Unionit Kristian-Demokrat (CDU) nga Sekretari i Përgjithshëm i CDU Paul Zemiak.

Balla u shpreh se Shqipëria është mirënjohëse ndaj Kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel. Kreu i Grupit Parlamentar në Partinë Socialiste  thekson se me mbështetjen e Gjermanisë dhe BE, po ashtu edhe të SHBA, Shqipëria po ndërton një sistem të ri të drejtësisë, i cili do t’i shërbejë qytetarëve.

“Shqipëria i është mirënjohëse Kancelares Angela Merkel  dhe Grupit Patlamentar të CDU për të mbështetur vendimin e Bundestagut që autorizon Qeverinë Federale për të miratuar në Këshillin Europian të 17-18 Tetorit fillimin e bisedimeve për anëtarësim mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë.Lidhur me rekomandimet e vendimit të Bundestagut, bashkëndamë vlerësimin se është në interesin e Shqipërisë, por edhe të partnerëve tanë evropianë që puna në këto fusha të drejtohet dhe të monitorohet në kontekstin e benchmarks të negociatave të anëtarësimit. Sigurisht është edhe në interesin e besueshmërisë së procesit të zgjerimit që të tregojë se dedikimi ndaj progresit në reforma po shpërblehet dhe është frytdhënës.Me mbështetjen e Gjermanisë dhe BE, po ashtu edhe të SHBA, Shqipëria po ndërton një sistem të ri të drejtësisë. Gjermania është mbështetësi kryesor i Projektit EURALIUS, i cili ka krijuar kushtet për implementimin e reformës së drejtësisë, kontribuon në forcimin e pavarësisë, të transparencës dhe eficiencës së sistemit të drejtësisë. Padyshim që pjesë e bisedës ishte edhe diskutimi mbi zgjerimin e kanaleve të bashkëpunimit. Si dy homologë në partitë respektive, ramë dakord për një vizitë të afërme të zotit Zemiak në Tiranë” -tha Balla.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb