Kryetari i KQZ-së Ilirjan Celibashi, në një deklaratë për mediat, u shpreh se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pak kohë në dispozicion për votën e emigrantëve.

Celibashi nënvizon se për votën e emigrantëve, ka edhe disa probleme teknike.  

“Kemi pak kohë në dispozicion për votën e emigrantëve.  Nëse nuk ka konsensus, procesi nuk ka kuptim. Çështja është delikate dhe ndaj të gjitha palët duhet të ketë konsensus.

Procesi për sistemin duhet të kishte nisur më parë. Sigurimi i votës së emigrantëve, ka edhe probleme teknike. Javën tjetër mund të kemi draftin e dakordësuar”, u shpreh Celibashi.

 

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb