Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar arsyet se përse Partia Socialiste nuk ka një proces votimi të kandidatëve për deputetë.

Rama tha sot se PS është shumë e madhe se anëtarësia, duke e cilësuar procesin e nisur nga Partia Demokratike si fals.

“Ne nuk jemi për një proces të drejtpërdrejt të votimit për shkak se PS është shumë më e madhe se anëtarësia. Në dëgjimin e pjesës tjetër nuk do vëmë kufi fare. Do t’i themi kujtdo kush të pëlqen ty dhe do e shohim me përgjegjësinë që kemi për të drejtuar PS-në. Ne nuk bëjmë falsa, si falsa e komisioneve Nishani dhe me këto votimet hiq kë nuk do dhe me këto lojërat hajde të shtojmë 1 mijë vota se na hoqën Voltanën apo atë figurën tjetër, mjekun popullor. Partia ka hierarki.
Ligji elektoral në të gjithë aspektet e veta është një ligj konform të gjitha standardeve ndërkombëtare. Ka listat e hapura që janë pa asnjë artikulim tjetër përveç faktit që hape dhe hajde voto, ka lista të hapura që kanë një artikulim tjetër dhe janë në shumë vende që nisen nga një parim shumë i thjeshtë, kush vjen në listën e një partie nuk ka vetëm emrin e tij por edhe emrin e partisë, vlerën e brandit brenda dhe për këtë arsye ka një artikulim që thotë, partia bën një renditje, individi mund ta thyejë atë renditje dhe kjo i ka çuar këto vende në këtë artikulim nga eksperienca”, tha Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb