Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla  ka deklaruar sot se ndjen keqardhje që PD dhe LSI janë kunëdr votimit me postë për emigrantët.

Balla tha se emigrantët kanë të drejtë të votojnë aty ku jetojnë e punojnë.

Ai garanton se votimi me postë është procedurë e sigurtë që ndiqet në gjithë botën.

 

 STATUSI NGA TAULANT BALLA

Elbasan – Takime me banorë. Emigrantët kanë të drejtën të votojnë atje ku jetojnë dhe punojnë, keqardhje që këtë e kundërshton Partia Demokratike dhe LSi-ja. Ekonomia shqiptare nuk do të ishte kjo që është, nëse nuk do të ishin emigrantët, ndërsa votimi me postë është një procedurë që ndiqet në të gjithë botën pasi është një proces i sigurtë. Bashkëbisedimi me banorët e njësisë 3 në Elbasan u fukusua edhe në problematikat e këtyre banorëve, por edhe në projektet e investimeve publike në këtë zonë gjatë muajve në vijim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb