Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike Fitim Zekthi i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka komentuar situatën brenda forcës së tij politike.

Zekthi deklaroi se dënon sharjet që u janë bërë deputetëve , teksa u shpreh se kushdo që pret dikë që mendon ndryshe pas derës është “hajvan dhe maskara”.

Ai shtoi më tej se nuk ka pasur imponim të dhunshëm për të hapur votimin në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, pasi sipas tij ajo që ndodhi ishte vetëm propozim, i cili më pas u refuzua.

“Jo vetëm që e dënoj sharjen që u është bërë deputetëve. Kushdo që rri pas një dere dhe pret të dalë dikush që mendon ndryshe dhe ta shajë është hajvan padiskutim dhe maskara. Por që kjo gjë të kthehet në zallamahinë më të madhe të ditës më duket ekzagjerim i madh.

Unë nuk di të ketë ndonjë deputet kundër Bashës në Kryesi. Nuk e mohoj fare se disa njerëz kanë sharë deputetët. Tek lëvizja e foltores gjuha me sharje dhe shantazhim ndaj kundërshtarit është thelbësore. Unë nuk di që zoti Basha, Alibeaj apo zonja Tabaku të kenë bërë këtë gjë. Në çdo lloj institucioni të botës, ka gjithmonë diskutime dhe rend dite dhe marrje vendimi në fund. Vetëm për të penguar ardhjen e tiranisë në pushtet është bërë kjo.

Do doja të kisha zotin Bardhi përballë për të pranuar këtë që them. Nga ora 5 pati diskutime me radhë dhe tashë që të jemi më ekonomistë me kohën dhe të bëjmë kryqëzim të pikëpamjeve. Foli Gështenja, Jupi e të tjerë me radhë. Diskutimet ishin të shkëlqyera. Pati tone të larta, por janë pasione njerëzore. Shumë mirë. Erdhi pika ku diskutuam të gjithë dhe propozova te Kryesia të ndërpritet diskutimi. Asgjë nuk u imponua.

Pasi u diskutua për 9 orë rresht nga secili me tone të larta e të gjitha me radhë. Në fund diskutuan Alibeaj, Tabaku dhe Bardhi. Godole propozoi të printohen diskutimet dhe të vijmë nesër sërish, por nuk u pranua dhe kërkuan votim. Të konsiderosh dhunë për imponim votimi këtë që them unë është absurde. Unë propozoj sepse është e drejtë”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: