KUKËS

Në fjalën e tij, në kuadër të nismës “Deputeti që duam”, kryeministri Edi Rama komentoi edhe procesin e votimit për kandidatët e PD në zgjedhjet e ardhshme parlametare. Rama tha se PS nuk do të ngrejë struktura falso për të ftuar socialistët të votojnë ata që nuk duan, ashtu sikundër bënë kundërshtarët politikë.

“Ndaj i bëj thirrje të gjithë atyre që kanë kritika, që të vijnë e të thonë ja kush jam unë. Se është kollaj të flasësh duke parë.  Ne nuk bëjmë komisione sic bëri Luli që tani janë kthyer në hajgare. Komisioni ta jep e Saliu s’ta lë. Komisioni thotë duhet të ikë Saliu, saliu thotë s’më lu kush më. Pastaj keni pa ju votim t’ju thonë hajde votoni kë s’doni.

Ne nuk bëjmë të tilla votime. Ne nuk bëjmë sikur. Të gjitha kandidaturat do i vlerësoj PS, do i vlerësojmë ne, nuk do ngremë struktura falso dhe urdhëroni hajdeni, me shumë kënaqësi, e shumë dëshirë, për t’ju hapur rrugën. Unë jam këtu, ne jemi këtu.” u shpreh Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: