TIRANË

Lindita Nikolla është zgjedhur kryeparlamentare me 79 vota pro, duke pasuar në këtë detyrë Gramoz Ruçin. 137 deputetë kanë marrë pjesë në votimin pasditen e sotme për kryetaren e parlamentit Lindita Nikolla. Nuk morën pjesë dhe nuk votuan deputetët Sali Berisha, Dashamir Shehi dhe Agron Duka.

Nga 83 fletë votimi të vlefshme, komisioni i ngritur numëroi 79 vota pro dhe 4 kundër.

Votat kundër janë të deputetëve të LSI. Kjo gjë u konfirmua dhe nga nënkryetari i LSI Petrit Vasili.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb