DURRES– Gjatë fjalës së tij në Durrës, në kuadër të fushatës për dëgjesat publike me qytetarët, kryeministri Edi Rama ka hedhur akuza të forta ndaj punonjësve dhe drejtorëve të LSI.

Rama u shpreh se ata hyjnë te grupimi që ai i ka cilësuar si “policia gri” dhe që vendosin gjoba në çdo institucion apo inspektorat që drejtonin në 4 vjecarin e bashkëqeverisjes.

Kryeministri tregoi edhe një rast, ku njëri nga punonjësit e LSI i ka dërguar SMS gjatë fushatës.

“Ishte njëri madje, që më çoi edhe mua SMS. “Voto 1-shin që të jesh i lumtur”. Këta shushunja do të largohen”, tha Rama.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: