TIRANE

Pasi grupet parlamentare të PD dhe LSI kërkuan që seanca e sotme e jashtëzakonshme të shoqërohej me diskutime, kërkesë që nuk u miratua, deputetët e opozitës kanë braktisur sallën.

Sapo kryetari i Kuvendit tregoi disa nga precedentët e ndodhura përgjatë këtyre viteve dhe hapi votimin për prezencën dhe dekretet e presidentit, deputetët e opozitës u ngritën nga vendi i tyre dhe u afruan afër foltores.

Më pas ata nisën të dilnin nga salla. Por i vetmi që qëndroi për pak çaste në sallë ishte ish-kryeministri Sali Berisha, ndërsa ai bllokoi foltoren dhe nisi të flasë edhe pse me mikrofon të mbyllur.

DISKUTIMET
Mediu:
Më vjen keq që duartrokisni kreun e grupit të PS kur thotë se këtu bëhen llogje. Por nëse keni ndërmend të bëni llogje, kjo është puna juaj. Sot koha duhet të jetë dyfish e debatit. S’ka asnjë nen që ndalon debatin. Debati për ndryshimin e qeverisë është debat publik. Çka të keqe në një debat. Këtu jemi si parlamentar dhe jo si zëdhënës të qeverisë.

Ruçi: E kam unë fjalën zoti Berisha. Në respekt të dy kërkesave të dy grupeve parlamentare, lidhur me rregulloren e Kuvendit kur vinë dekretet e presidentit për t’u diskutuar, nuk thuhet se këto emërime dhe c’emërime bëhen me debat. Meqë se gjete aty, ju kërkova shërbime të Kuvendit precedentët parlamentar dhe më nxorën nga viti 99 deri në 2018 janë zhvilluar 37 seanca plenare për emërime dhe shkarkime ministrash. Në 37 seanca, janë zhvilluar pa debate. Hap votimin për prezencën.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb