Mali i Zi ka votuar ditën e sotme legalizimin e partneritetin civil mes personave të gjinisë së njëjtë, duke u kthyer në vendin e parë evropian jashtë Evropës Perëndimore dhe Bashkimit Evropian që njeh ligjërisht çiftet e komunitetit LGBT (homoseksual, lesbike, biseksual dhe transgjinor).

Ligji është miratuar me 42 vota për në parlamentin me 81 vende. Kështu deklaroi Blanka Radoseviç Maroviç, drejtore në Ministrinë për të drejtat e njeriut dhe minoriteteve, për agjencinë e lajmeve Reuters.

Ky ligj ishte kundërshtuar fillimisht në korrik të vitit 2019. Ky vendim i Malit të Zi, që është duke avancuar rrugën e tij në negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, është mirëpritur nga liderët.

“Hap i mrekullueshëm në drejtimin e duhur për shoqërinë e (Malit të Zi), maturinë e tij demokratike dhe proceset integruese” ka thënë kryeministri malazez, Dushko Markoviç përmes një postimi në rrjetin social, Twitter. Ky shtet, me rreth 620,000 banorë, është bërë anëtari i 32-të i Kombeve të Bashkuara që e njeh një formë të partneritetit civil për çiftet e gjinisë së njëjtë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: