Kuvendi në Maqedoninë e Veriut i dha mbështetje qeverisë së propozuar nga Dimitar Kovaçevski.

Gjysmë ose para mesnate, 62 deputetë votuan pro qeverisë së re, 46 kundër, ndërsa nuk kishte abstenime, raporton Alsat.

Kovaçevski është zotuar për zbutjen e krizës ekonomike dhe energjetike që e kanë burimin, sipas tij, tek pandemia e koronavirusit.

Përparësi e qeverisë së re do të mbetet procesi i integrimit dhe zgjidhja e mosmarrëveshjeve me Bullgarinë, që e ka bllokuar procesin për Shkupin.

Kabineti i ri do të ketë 21 ministra, një më tepër se qeveria e Zoran Zaevit. Lidhja Social demokrate me partnerët e saj të vegjël do të drejtojnë 9 ministri; Bashkimi Demokratik për Integrim gjashtë dhe partia Alternativa 3 ministri.

Opozita e konsideron si jo legjitim Kovaçëvskis pasi ai asnjëherë nuk ka marrë pjesë drejtpërdrejt në zgjedhje, dhe ka paralajmëruar protesta kundër kabinetit të ri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb