97 vota pro shkuan në seancën e sotme pro emërimit të Çuçit dhe Ekonomit si ministrat e rinj të qeverisë, por vetëm një deputet i mazhorancës ishte kundër.

Rezultoi se Mimi Kodheli kishte votuar kundër shkarkimit të Lleshajt, shkarkimit të Çuçit nga ministër bujqësie, emërimit të Çuçit si ministër i brendshëm apo dhe Milva Ekonomit si ministre e bujqësisë.

Në emisionin ”Open” në TCH, Kodheli ka sqaruar se ishte e gjitha lapsus pasi nuk i kishte syzet në ato momente. Ajo thekson se për dy ministrat e rinj do kishte ngritur të dyja duart në detyrat ku u emëruan pasi Milva Ekonomin e ka njohur edhe para politikës pasi e ka pasur shoqe fëmijërie.

“ Ka qenë në një lapsus, jam në një moshë që kam nevojë për syze, dhe në atë moment nuk i kam pasur syzet ndaj ndodhi ky lapsus. Për të dy personat do kisha ngritur të dyja duart për detyrën që morëm. Milvën madje e kam shoqe fëmijërie”- tha Kodheli.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb