Deputetja e Partisë Demokratike dhe njëherazi kandidate për deputete në listën e hapur për Qarkun e Tiranës, Dhurata Çupi, ka ndarë një mesazh përmes një postimi në rrjetet sociale, ndërsa vijon takimet me qytetarët në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 11 majit.
“Takime në çdo rrugë e kënd të Tiranës. Fryma e mbështetjes është frymëzuese,” shkruan Çupi, duke shprehur entuziazëm për klimën pozitive që sipas saj ndjen gjatë kontakteve të drejtpërdrejta me qytetarët.
View this post on Instagram
Në përfundim të postimit, Çupi u bën thirrje votuesve të mbështesin Partinë Demokratike dhe emrin e saj në fletën e votimit:
“Voto Partia Demokratike. Voto Dhurata Çupi Tyli.”
Çupi është një nga emrat më aktivë të PD-së në Kuvend, dhe prania e saj në listat e hapura të Tiranës shihet si një sinjal për përfshirjen e figurave me përvojë në garën për një rezultat sa më të fortë në kryeqytet.
(BalkanWeb)