Të forta, këmbëngulëse dhe të përqendruara.

Këto janë meritat që u atribuohen grave, sipas Observatorit Italian për të Drejtat e Njeriut.

“Është puna e grave, ajo që dominon këtë vit”, theksojnë studiuesit e Universitetit të Milanos, universitetit ”Aldo Moro” të Barit, dhe ”La Sapienza” të Romës.

”Gratë janë një faktor që nxit gjuhën e urrejtjes misogjeniste, një element, i cili kurrë nuk është shfaqur në sondazhet e mëparshme dhe që duket se çon përsëri në reflektimin më të gjerë mbi mundësitë e punës së grave gjatë pandemisë, me fokus punën inteligjente”, thotë observatori.

“Problemi është se shoqëria jonë është ende shumë maskiliste dhe patriarkale, ku gratë gjykohen në mënyra të ndryshme”, tha Chiara Ferragni në instagram, në një video mbi paragjykimin gjinor.

Sipas VOX, në vitin 2019, grupimet më të prekura nga gjuha e urrejtjes ishin migrantët (32,74%) dhe gratë (26,27%), ndërsa në vitin 2020, gratë (49,91%) dhe hebrenjtë (18,45%) zënë dy vendet e para, të ndjekura nga migrantët (14,40%).

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: