Tre burra janë akuzuar për vrasjen në burg të gangsterit famëkeq të Bostonit James “Whitey” Bulger. 89-vjeçari Bulger u vendos në tetor 2018 në një strukturë të sigurisë maksimale në Virxhinia Perëndimore.

Fotios Geas, 55 vjeç, Paul J DeCologero, 48 vjeç dhe Sean McKinnon, 36 vjeç, u akuzuan të gjithë për komplot për të kryer vrasjen, tha Departamenti i Drejtësisë, raporton BBC.

Bulger u kap në Kaliforni në vitin 2011 pas një gjuetie 16-vjeçare. Ai po vuante dy dënime të përjetshme për 11 vrasje kur u rrah për vdekje, në të njëjtën ditë që u transferua në burgun Hazelton në Virxhinia Perëndimore, ku strehohen 1,385 të burgosur. Departamenti amerikan i drejtësisë njoftoi akuzat kundër tre burrave të enjten.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb