14 pikë diferencë 9 javë përpara fundit janë një bonus i jashtëzakonshëm, një luks që Tirana e fitoi në fushë, por pyetjet që shtrojnë të gjithë tifozët janë të prekshme, për çfarë luan tani Tirana? A do të jenë të mëshirshëm bardheblutë?

275301387 350373670431646 1963936244709119952 N
275301387 350373670431646 1963936244709119952 N

Kjo e fundit pritet të marrë përgjigje menjëherë, të gjithë janë “sy e veshë” për të parë sjelljen e bardhebluve në tre sfidat e radhës ku përplasen me tre ekipe që luftojnë për mbijetesë. Shehi dhe stafi i tij tani kanë luksin të bëjë rotacion të pjesshëm, pa prishur ekuilibrat, të aktivizojnë elementë të rijnë, apo të kalojnë lojën në funksion të disa elementëve që janë në qendër të merkatos.

Seferi
Seferi

Në këtë fazë të katër, Tirana do të kërkojë të mbyll sa më shpejt llogaritë matematikore, por në të njëjtën kohë do të luftojnë që ylli i tyre, Taulant Seferi të fitojë “Këpucën e Artë”, trofeun më të rëndësishëm individual. Për momentin, pas 27-të javësh, Seferi renditet në vendin e parë në kuotën e 14 finalizimeve, 2 më shumë se rivali i tij më i madh, Guindo i Laçit, kjo pritet të jetë një garë e hapur deri në fund.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: