UGANDA 

Katër burra rrezikojnë dënimin me burgim të përjetshëm, pasi kanë vrarë një gorillë. Ngjarja ka ndodhur në Uganda.

Gorilla e quajtur Rafiki ishte një ndër 1 mijë gorillat e këtij lloj në të gjithë botën. Kjo është arsyeja se përse autoritetet e jetës së egër thanë se të vrasësit e kafshës duhet të marrin dënim shembullor, raportojnë mediat në gjuhën angleze.

Burrat e qëlluan gorillën me sende të forta, derisa kafsha ndërroi jetë. Ajo ishte e gjinisë femër, 25 vjeçe dhe nuk përbënte rrezik shoqëror.

Një nga të arrestuarit tha në polici se e ka vrarë gorillën për vetëmbrojtje. Hetimet për ngjarjen vazhdojnë.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb