Gjykata e Apelit në Gjirokastër ka liruar nga burgu babë e bir, Et’hem dhe Dino Muhaj, nga fshati Rabije, të cilët akuzoheshin për vrasjen e kushëririt të tyre, Aleks Muhaj, me çifte pas konfliktit për pronën. Edhe viktima ishte nga fshati Rabije, ndërsa ngjarja e rëndë ka ndodhur në 6 shtator të 2018.

Gazetarja Brikena Metaj raporton për “BalkanWeb” se babë e bir janë lënë në “arrest shtëpie” sot, duke dalë nga paraburgimi i deritanishëm 2.5 vjet, që kanë qenë që kur u arrestuan në 8 shtator të 2018.

Sot, në Gjykatën e Apelit u shqyrtua kërkesa e avokatit të të pandehurve, Tahir Novi, me arsyetimin e humbjes së fuqisë së paraburgimit për të pandehurit, pasi sipas tij, Gjykata e Faktit zvarriti në këtë periudhë 2.5 vjeçare proceset gjyqësore, duke mos dhënë një vendim përfundimtar, duke kaluar afatet ligjore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb