RUSI

Bella, një qen endacak ishte mjaft i dashur për banorët lokalë në qytetin rus të Ekaterinburgut, derisa dy njerëz e torturuan dhe e therën me vdekje. Të dy personat si arsyetim thanë  se donin të provonin mishin e qenve, duke besuar se një gjë e tillë do të shëronte tuberkulozin.  Ishin dy adoleshentë ata që u tronditën kur zbuluan qenin  e plagosur në bodrumin e një ndërtesë të zbrazët. Pavarësisht përpjekjeve të mira për t’i shpëtuar jetën, qeni vdiq të nesërmen nga plagët.

Sipas raporteve fillestare të policisë, 32-vjeçari dhe e dashura e tij shtatzënë 30-vjeçare, në gjendje të dehur e dërguan qenin në një ndërtesë të zbrazët, ku njeriu nga ata e lidhi kafshën më pas e la të vdekur. Të dy abuzuesit e kafshëve u deklaruan fajtorë, por nuk mundën të shpjegonin motivin e krimit të tyre. Partnerja e tij në një deklaratë për policinë tha se donte të hante mishin e qenit për të kuruar tuberkulozin. Ndërkohë sipas raportit të policisë, të dy ata torturuan kafshën e gjorë duke i shkaktuar vuajtje ekstreme.

Gjykata në lidhje me rastin  dënoi 32-vjeçarin me tre vjet e gjysmë burg për mizori ndaj kafsheve, ndërsa gruan shtatzënë me shërbim komunitar një vjeçar.

Historia shkaktoi indinjatë të kuptueshme mes përdoruesve të internetit, të cilët nuk kursyen sulmet ndaj  mizorisë.

“Unë shpresoj se ata do të sulmohen nga qentë endacak kur të dalin nga burgu” shkroi një komentues.

“Ata e meritojnë dënimin më të keq”, u shpreh një tjetër një tjetër. Disa përdorues pranuan se qentë në rrugë janë një problem në qytetet ruse, por thanë se vrasja e tyre nuk është një zgjidhje. Vitin e kaluar, Rusia prezantoi legjislacion  të ri që ndalon keqtrajtimin e kafshëve,  përfshirë këtu helmimin dhe vrasjen e qenve dhe maceve të humbur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: