GREQI

Nuk  kanë të sosur denoncimet për 19-vjeçarin shqiptar Aleksandër Lucës dhe 23-vjeçarin grek Manolis Koukouras, të identifikuar tashmë si vrasësit e studentes Helen Topaloudi në Rodhos.

Sipas ANT1, dy ditë para vrasjes së studentes,  thuhet se çuan me dhunë në shtëpi private dy të mitura, 17 vjeçare, ku më vonë i transportuan ato në një tjetër vend. Atje, sipas ankesave, thuhet se u përpoqën t’i  përdhunonin ato.

Një prind, i cili i bindi dy vajzat për të denoncuar ka thënë se: “ Dy të rinjtë i hipën vajzat me dhunë  në një makinë të zezë dhe i urdhëruan të mos bënin lëvizje. Në mbrëmje u dhanë atyre për të konsumuar vodka, duke u thënë se do e pini për të përjetuar  një mbrëmje të paharrueshme. Për fat të mirë, çuditërisht pasi bënë çfarë ata deshën i lanë të iknin“.

Tanimë mbi dy të rinjtë, që ndodhen të arrestuar, rëndojnë akuzat për disa femra të mitura, mes tyre edhe 19-vjeçarja me aftësi të kufizuara, por edhe studentja Helen Topaloudi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb