LEZHE – Dy persona janë vënë në pranga pasi akuzohen se kanë vrarë me armë zjarri shtetasit G.M. një vit më parë në fshatin Mali i Jushit në Shkodër.
Me datë 06.10.2017, strukturat e Sektorit për Krimet e Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë në bashkëpunim me FNSH-në Tiranë , pas një pune të mirëorganizuar , bazuar në informacione të marra në rrugë policore ,kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar ” One Year ”
Si rezultat i tij , u bë i mundur lokalizimi dhe kapja e 2 personave të shpallur në kërkim , dhe konkretisht e shtetasve :
– Lin Mujeci , 38 vjeç, banues në Torovicë – Lezhë
– Kreshnik Mujeci , 30 vjeç , banues në Torovicë – Lezhë
Këta 2 shtetas ( vëllezër), dyshohen si autor të vrasjes së shtetasit G.M. ngjarje e ndodhur me datë 06.10.2016, në fshatin Mali i Jushit në Shkodër .
Për këta shtetas, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka lëshuar Urdhër Ndalimi për veprat penale ” Vrasje me paramendim ” kryer në bashkëpunim ‘ Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit ” parashikuar nga nenet 78-25, 278/4 të Kodit Penal.
Për kryerje të veprimeve të mëtejshme proçeduriale , këta shtetas iu vunë në dispozicion strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër
(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb