Dy hajdutë janë dënuar për vrasjen e një shqiptari gjatë një përpjekjeje për të rrëmbyer rreth 100,000 paund drogë nga një plantacion kanabisi.

Jason Sebran, 38 vjeç, nga Stanford-le-Hope, së bashku me Shaddai Smith, 32 vjeç, hynë në një shtëpi në Granville Avenue, Hounsloë, në perëndim të Londrës, më 22 mars të vitit të kaluar. Prona ishte baza e një operacioni “të sofistikuar” për të kultivuar më shumë se 200 bimë kanabisi me një vlerë të vlerësuar prej 95,000 paundësh. Smith dhe Sebran u ngjitën në një shkallë dhe përmes dritares së banjos hynë në banesë ku gjetën shqiptarët Renato Geci, 21 vjeç dhe vëllain e tij Vilson Geci, 29 vjeç.

Vëllai më i madh shkoi për të parë se çfarë po ndodhte, dhe u përball me hajdutët, të cilët e spërkatën me një lëndë kimike në sy. Prokurori Crispin Aylett KC u kishte thënë juristëve se fill pas kësaj nisi një luftë e dhunshme me Smithin duke rrëmbyer një thikë nga kuzhina dhe Sebran ishte i armatosur me një kaçavidë.
“Renato u godit për vdekje me thikë, si dhe u godit me kaçavidë”, tha prokurori.

“Sa i përket Vilson-it, ai u godit me thikë në kofshë dhe gjithashtu mori një numër të konsiderueshëm lëndimesh të tjera, megjithëse shumica prej tyre ishin mjaft sipërfaqësore”. Më pas dy hajdutët u larguan nga dritarja, duke dalë nga banesa. Pas arrestimit të tij, Smith pranoi se do të vidhte lokalet dhe pretendoi se ishte sulmuar. Sebran i tha policisë se dikush tjetër kishte hyrë në shtëpi ndërsa ai priste jashtë në makinën e tij.
Megjithatë, përshkrimi i Vilson Gecit për tatuazhet e një sulmuesi përputhej me shkronjat dhe numrat në krahët e Sebranit që ishin ditëlindjet e dy fëmijëve të tij.

Juria diskutoi për gati 25 orë për të shpallur Smith dhe Sebran fajtorë për vrasje dhe plagosje me dashje me një shumicë prej 11 me një. Sebran dhe Smith u dërguan në paraburgim për t’u dënuar të enjten.
Detektivi Garth Hall, nga Scotland Yard, tha: “Pretendimet e Smith dhe Sebran se ata besonin se shtëpia në të cilën po hynin ishte bosh dhe se qëllimi i tyre ishte vetëm të vidhnin bimë kanabisi, janë hedhur poshtë nga juria”. “Të dy burrat patën mundësi të mjaftueshme për të lënë pronën kur gjetën Renaton dhe një burrë tjetër brenda; megjithatë – ata ishin të shtyrë nga lakmia dhe fitimi që panë se mund të bënin nga vjedhja e bimëve të kanabisit.

“Ata vendosën të sulmonin Renaton, duke përdorur forcë vdekjeprurëse ndërsa e mposhtën atë dhe duke i shkaktuar lëndime të shumta viktimës së tyre të dytë përpara se të iknin duarbosh.”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb