Ashtu siç ka nisur, kjo javë pritet të shoqërohet me vranësira dhe rënie temperaturash.

Sinoptikania Adiola Bani tha në një lidhje me “Skype” për News24 se deri të enjten do të vijojë rënia e temperaturave me të paktën 4-5 gradë Celsius.

Ndërsa, nga dita e premte dhe në fundjavë moti do të marrë sërish kthesë, duke u kthjelluar dhe duke u shoqëruar me rritje temperaturash.

“Kjo javë do të paraqitet e paqëndrueshme, pasi edhe sot kemi pasur vranësira të dendura. Një situatë e tillë do të vijojë deri në orët e pasdites, ndërsa gjatë mbrëmjes do të përfshijnë gjithë territorin. Po ashtu edhe dita e martë dhe e mërkurë, ndërsa do të kemi edhe një rënie me të paktën 3 gradë. Rënie më të ndjeshme do të sjellë dita e martë, me të paktën 4-5 gradë.

Paqëndrueshmëria e motit do të vijojë edhe ditën e enjte. Parashikohet të kemi një përmirësim gradual të motit ditën e premte. Fundjava do të na sjellë sërish mot të kthjellët dhe rritje të temperaturave. Nga dita e sotme deri të enjten do të ketë një rënie të temperaturave. Më pas, do të kemi rikthim të motit të kthjellët dhe rritje të temperaturave”, tha sinoptikania.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb